
Përbërës
Perime / Peshk
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Përbërës

Qepë

Përbërës

Përbërës

Domate

Spec i kuq

Piper i zi

Piper

Miell

Patate

Vaj ulliri
Këtë recetë ja u kisha premtuar 2 muaj më parë dhe nuk do e lija pa e postuar, pasi nuk na ndodh shpesh të kemi peshk ton të freskët në shtëpi…….”unless” vetëm nëse keni një çun teze si ky imi, Auloni 😝. Auloni si vlonjat që është na e ofron këtë mundësi që të provojmë dhe peshk jo shumë i zakonshëm për tavolinat tona.
Kur kërkova një recetë për peshkun ton, e di nga më erdhi receta më intriguese? Nga Iris Bardhi, të cilën nuk e njoh personalisht, por e kam ndjekëse në Instagram. Jo vetëm që receta ishte pak më ndryshe në sasinë e qepëve dhe të erëzave, por Irisi ishte në sallën e lindjes kur më shkroi për të sjellë në jetë fëmijën e saj ❤❤😍🤗🙏. I uroj Irisit që t’i rrojë sa malet princi ose princesha që ka sjellë në jetë ❤💙. Për mua viti paska qenë i thënë të filloj vetëm me receta që mi sugjerojnë gratë shtatzëna. Ku ka më bukur. Tingëllon dhe shijon si një vit i begat, plot lajme të gëzuar siç është ardhja e një fëmije në jetë dhe padyshim i mbushur me dashuri ❤. AMIN 🙏
p.s. këtë recetë mund ta përdorni dhe kur keni peshk tjetër si levrek apo merluc.
Përbërësit:
5 fileto toni
1 qepë e kuqe
1 lugë gjelle kaperi
3-4 gjethe dafine
Domate të thara
1 lugë gjelle spec i kuq pure
Piper i zi pluhur dhe kokërr
Piper i kuq djegës, pluhur
1 lugë gjelle miell
2 kokrra patate
Vaj ulliri për gatim
Përgatitja:
Tonin e pastrojmë dhe presim në copa.
Në një tigan shtojmë vaj ulliri dhe hedhim qepën e kuqe të prerë hollë, bashkë me domatet e thara. Shtojmë kaperin me pak nga lëngu i tij, dafinën dhe salcën e specit.
I lëmë përbërësit të kauridisen bashkë për 2-3 minuta. Hedhim miellin dhe një gotë ujë, duke e trazuar për të krijuar një salcë të njëjtrajtshme. Hedhim piper të zi kokërr dhe pluhur, spec të kuq djegës dhe rregullojmë me kripë.
Qërojmë dhe presim dy kokrat e patates dhe i vendosim në tavë si në foto. Hedhim sipër gjellën që përgatitëm në tigan dhe e vendosim në furrë në 200 gradë, fillimisht me letër alumini sa patatet të zbuten pak dhe më pas e lëmë peshkun ton në furrë derisa të krijojë atë faqen sipër që tregon se tava është gati,
p.s. vendosa ta prezantoj këtë recetë me peshkun e pagatuar, sepse i gatuar peshku mund t’i ngjajë dikujt dhe si bërxollë ose biftek 😍🤗.
Shërbejeni këtë tave më verë të mirë, sallatë të mirë dhe padiskutim shoqëri të mirë. Ju dua ❤
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *