
Speca
Perime
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Speca

Kripë

Hudhër
Specat me gjizë janë traditë e gatimeve tona. Meqë është sezoni i specave të kuqe “bullafiqe” :), po ju sjell një recetë kur duam të sajohemi për darkë dhe pjata të jetë e shëndetshme dhe të të kënaq syrin.
Përbërësit
Speca të kuq (sa t’ju nxëj tava :)
Gjizë pa kripë 250 gr
Erëza (hudhër, kopër, selino)
Pregatitja
Pastrojmë specat nga farat, i spërkasim me vaj ulliri dhe kripë dhe i vëm në furrë me ventilim, sa më pranë nxehtësisë në 200 gradë. I lëm për aq kohë sa shohim që specat kanë filluar “të rudhen” :) (gati 30 minuta)
Në një tas hedhim gjizën, shtojmë erëzat si më lartë, si dhe anësoret që përftojmë nga pastrami specave. Nxjerrim specat nga furra dhe mbushim me masën e pregatitur. I vendosim në furrën e nxehtë, për 5 minuta të tjera dhe i servirim. Ju bëftë mirë.
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *