Pulë / Recetat e Mami Likës

Rosnicat e mami Likës

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

7 PËRBËRËS
Miell

Miell

300 gr miell
Vezë

Vezë

2 vezë fshati
Vaji Vegjetal

Përbërës

1 filxhan vaji vegjetal
Pulë

Pulë

1 pulë
Gjalp

Gjalp

1 lugë gjalp
Kripë

Kripë

Kripë
Piper

Piper

Piper

Këtë fundjavë kemi ngrënë vetëm gatimet e nëna Likës. Dhe meqë nëna Lika “is in town” :), e lodhëm pak për të na bërë ca receta tipike që vetëm ajo i qan. Rosnica është një gjellë tipike e Myzeqesë dhe mami Lika e bën fiks siç e ka mësuar gjyshja e saj. Shija e rosnicave është shumë e veçantë dhe nuk ka myzeqarë që nuk e ka provuar nga duart e gjyshes :). Për të bërë rosnicat tipike dhe me shijen e duhur duhen vezë të freskëta dhe pule fshati. Pulën e fshatit në mes të Tiranës siç e kam përmendur edhe më parë, na e zëvendëson në mënyrë të përkryer pula e Radostinës :)

Përbërësit

300 gr miell

2 vezë fshati

1 filxhan vaji vegjetal

1 pulë

1 lugë gjalp

Kripë

Piper

Përgatitja

Në një tavë hedhim miellin dhe vezët dhe fillojmë e punojmë me duar, duke e fërkuar masën në mes të duarve, derisa të arrijmë ta bëjmë miellin kokriza. Nëse mielli nuk njomet i tëri me vezët, i hedh një grushtë ujë.

Në një tigan hedhim vajin, shtojmë rosnicat dhe trazojmë gjatë gjithë kohës rreth 15-20 minuta derisa rosnicat të marrin ngjyrë arre. Siç më këshilloi mami Lika tek përzieja rosnicat, trazojeni gjatë gjithë kohës duke mos e lënë rosnicën të flerë në një vend :), këshilla e mjeshtres :)

Vendosim pulën e prerë në copa në një tenxhere pa pikë yndyre, që të thaj lëngjet e veta dhe e trazojmë derisa mishi të marrë ngjyrë. Mbushim me ujë dhe hedhim kripën përpara se mishi të filloj të ziejë

Kur mishi të jetë zierë, hedhim rosnicat dhe e lëmë të ziejë derisa rosnicat të trashin lëngun. Kjo proçedurë zgjat rreth 10 minuta. Shtojmw gjalpin dhe piper sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.