
Përbërës
Receta me mish / Recetat e Mami Likës
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Përbërës

Qepë

Majdanoz

Thelpinj hudhër

Vezë

Sodë buke

Spec i kuq

Kripë

Përbërës

Vaj

Miell

Thelpinj hudhër

Vaj

Spec i kuq
Kjo është receta ime e qofteve, sigurisht e mësuar nga mami Lika. Receta e qofteve hyn tek ato ushqime tradicionale që trashëgohen brenda familjes, ndaj dhe une kur i gatuaj e marr mamin në telefon për mos të harruar ndonjë erëz 😍. Sa herë që mami gatuante qoftet kur ishim të vegjël, gjysmat i bënte me lëng dhe pjesën tjetër na e linte ne fëmijëve ti hanim ashtu të thata. Duke u rritur filluan të më pëlqejnë dhe mua qoftet me lëng dhe këtë dimër vendosa t’ja u provoj dhe fëmijëve të mi.
E kam gatuar disa herë këtë vit si recetë sepse çunave u pëlqen shumë, ndaj "Qoftet me lëng" është një drekë e sigurtë për të katërt.
Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me kos. Në kujtimet e mija të vegjëlisë mami e hidhte kosin e bërë kremoz nëpër tasa individualë dhe secili hidhte lugë-lugë mbi lëng sipas dëshirës. Provojeni dhe ju ta shoqëroni me kos këtë pjatë.
Përbërësit
500 gr mish i grirë
1 kokër qepë
1 tufë majdanos
4-5 thelpinj hudhër
1 kokër vezë
1 majë luge sodë buke
½ lugë kafe spec i kuq
Rigon, kripë, piper i zi
2-3 lugë gjelle galetë (thërrime buke e pjekur)
Vaj për skuqje
Për lëngun
3 – 4 lugë gjelle miell
2 thelpinj hudhër
4-5 lugë vaj për gatim
1 majë luge spec i kuq
Përgatitja
Në një grirës elektrik hedhim qepën, hudhrat dhe majdanosin.
Mbi një pjatancë shtrojmë mishin e grirë. Sekreti qofteve të buta sipas mami likës është që kur blini mishin e grirë, ti thoni kasapit nëse do merrni për shembull 500 gr, 250 gr të jetë mish viçi dhe 250 mish gici. Qoftet bëhën me të buta në këtë mënyrë.
Sheshojmë pjesën e mishit në mënyrë që mbi to të shtojmë përzjerjen me qepë, majdanos dhe hudhër. Shtojmë me radhë kripën, piperin e zi, specin e kuq, rigonin, sodën dhe një kokër vezë. Shtojmë dhe galetën, por nëse nuk keni zbusni një fetë bukë të zezë me pak ujë, shtrydheni nga uji i tepërt dhe thërrmojeni mbi masën e qofteve. Punojmë me duar duke e mbledhur si brumë dhe duke siguruar përhapje të njëtrajtshme të gjithë përbërësve. Mbledhim me qese gatimi dhe e lëmë në qetësi për të paktën 40 minuta.
U japim formë qofteve sipas dëshirës. Skuqim në vajë të ngrohur më parë, në flakë mesatare/të ulët për 4-5 minuta nga secila anë.
Në një tenxhere hedhim 4-5 lugë vaj, shtojmë 2 thelpinj hudhër, 3 lugë gjelle miell dhe kaurdisim për 2-3 minuta. Përpara se ti hedhim ujë, shtojmë një të kapur spec të kuq. Mbushim me ujë, rregullojmë me kripë dhe e lëmë të ziej. Kur lëngu fillon të ziejë, hedhim brenda qoftet e skuqura dhe i lëmë bashkë në zjarr për të paktën 5 minuta.
Servirim të ngrohta. Ju bëftë mirë.
I am going to make that tonight Bonush:) Love the directions and the pictures.
Koment i arkivuar nga blogu origjinal i BonBonTaste.
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *