
Pasta
Brumra / Pasta / Peshk
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Pasta

Karkaleca

Domate

Gjalp

Kripë

Sheqer

Vaj ulliri

Hudhër

Majdanoz
Kjo recetë të sjellë shijen më të mirë dhe më të thjeshtë të pastës me karkaleca. Gatimet e thjeshta dhe plot shija na e bëjnë dhe ditën e bukur. Kjo recetë mund të përdoret për çdo lloj frute deti që keni, jo vetëm me karkaleca. Nëse e vendosni pastën për të zjerë njëlloj me tiganin ku do skuqni karkalecat dhe do përgatisni salcën, pjata do jetë gati në aq minuta sa do ju duhet të ziejnë makaronat 🤗. Përfundimi do jetë një pjatë që shijon më mirë sesa në restorant sepse do gatuani pa hile, vetëm me dashuri 😍🤗😋❤.
Përbërësit:
500 gr pasta (linguine)
12-14 karkaleca të mëdhenj
300 gr domate në formë pure (ato që shiten gati)
1 lugë çaji gjalp
Kripë
1/3 lugë çaji sheqer
Vaj ulliri
Hudhër
Majdanos
Përgatitja:
Në dy vatrat e zjarrit vendosim tenxheren me ujin e makaronava dhe tiganin ku do përgatisim harxhën. Fillimisht pastrojmë karkalecat dhe kokat e lara i shtojmë tek uji ku do ziejmë makaronat. Në tigan skuqim karkalecat 2 minuta nga secila anë. I heqim mënjanë.
Shtojmë përsëri vaj ulliri dhe hedhim hudhrat e shtypura. Sapo vaji aromatizohet shtojmë salcën, kripë, gjalp dhe sheqer. Kur salca fillon e lidhet shtojmë gjysëm garuzhde nga uji makaronave.
Makaronat i lëmë të ziejnë tek uji deri 2 minuta para kohës përfundimtare që na këshillon paketimi i tyre. I kullojmë dhe i shtojmë makaronat tek salca bashkë me karkalecat. Gatuajmë dhe 2 minutat e mbetura të kohës së makaronave në tigan. Heqim nga zjarri dhe servirim me majdanos të freskët.
Ne i gatuam këto pasta ditën e dielë, ditë që jemi të gjithë në shtëpi sepse duhen shijuar menjëherë 🤗😋. Ju bëftë mirë. ❤🙏
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *