Biskota

Kulluret e Suelës

Nga Valbona

Kulluret e Suelës padyshim do ju sjellin ndërmend fëmijërinë. Une nuk i kisha provuar ti bëja vet, derisa mikja ime Suela, artiste në jetë, artiste në shpirt e bëri të ditur këtë recetë në një nga intervistat e saj. Recetat e Suelës do vijnë shpesh në blog-un tim sepse janë shumë të thjeshta dhe të veçanta. Gjithçka që kam mësuar nga Suela e kam bërë mënjeherë recetë të shpesht në shtëpinë time. Tavolinat e Suelës kur na fton nëpër darka, janë shembull i gatimeve plot imagjinatë dhe shije. Të vazhdoj të flas për Suelën do më duhet një blog tjetër “Unë dhe Suela” ose “Unë, Suela dhe disa të tjerë” :)))). Jam me fat që zoti na solli pranë njëra tjetrës në një moment sublim të jetëve tona.

Përbërësit

Një gotë kos

Një gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)

Një gotë sheqer

Një pako pudër pjekjeje

Një lugë çaji sodë buke

Vanilje

Një ose dy portokallë, të cilëve u grijmë imët lëkurën

Pak kripë

600-700 gr miell

Përgatitja

Rrahim me rrahëse yndyrën me sheqerin, deri sa të bëhet një masë homogjene me ngjyrë të bardhë. Shtojmë kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit. Për lëkurën e portokallit unë përdor një esencë që e përgatis vet, por që do ja u tregoj një herë tjetër :).

Shtojmë miellin dhe mbi të, pa e përzier ende, shtojmë sodën e bukës dhe pudrën pjekëse. Fillojmë ta përziejmë me lugë, duke hequr dorë nga rrahësja. Hedhim miell aq sa brumi të mos ngjisë në duart tona.

Më pas, brumin e punojmë me duar deri sa të lidhet dhe e shtrojmë mbi tavolinë, nga ku eksperimentojmë me format sipas dëshirës apo mundësive. Pjekim në 180 gradë në mes të furrës.Ju bëftë mirë

Komentet (2)

  1. Anonymous

    Recete shume e thjeshte dhe shume e shijshme si per te vegjel dhe te rritur. Na kujtuan femijerine. Bravo Bonushe qe i nxjerr qe te mos ti humbasin

    Koment i arkivuar nga blogu origjinal i BonBonTaste.

  2. Valbona

    Rrofsh zemer

    Koment i arkivuar nga blogu origjinal i BonBonTaste.

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.