
Pulë
Pulë
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Pulë

Përbërës

Piper
Nuk besoj se ka ndonjë që më lexon (përveç veganë dhe vegjetarianë) që nuk pëlqejnë krahët e pulës krokante. Unë i sjell në një version që nuk kërkon “pikë” yndyre për ti gatuar, ndërkohë që kur ti hani ato do ju shkrihen në gojë :). Krahët e pulës do sugjeroja ti merrnit pranë rrjetit të dyqaneve EHV. Edhe KMY i ka të mira, por produkti që mërrni tek EHV nuk do ju lodh fare për ti pastruar, dhe masat e krahëve të pulës i gjeni të vogla sic duhen për këtë recetë. Galeta që është përbërësi i dytë kryesor i kësaj recete, ju sugjeroj që ashtu si unë ta merrni pranë furrit tuaj të bukës, falas dhe të ditës :).
Përbërësit
1 kg krahë pule
Galetë
Erëza sipas dëshirës (unë kam zgjedhur ti hedh piper të kuq, pipër të zi, ginger pluhur dhe kripë)
Pregatitja
Në një tas hedhim galetën dhe erëzat. Përziejme e lëm mënjanë. Lajmë krahët e pulës dhe I thajmë jo tërësisht me letër kuzhine. Them “jo tërësisht” pasi do “zhyten” në galetë dhe në këtë mënyrë galeta do ngjitet më mire.
Ky është momenti që gjithë familja mund të ndihmojë
Një nga një krahët i shtrojmë në një tave ku kemi shtruar letër për pjekje (unë e marr letrën tek Rosman & Lala, për cilësinë, janë gati të prera, si dhe çmimi më i mirë nga gjithë dyqanet e tjera ku gjendet ky produkt).
I pjekim në 220 gradë, një kat më lartë mesit të furrës. Nuk kanë nevojë për tu kthyer. Shijoni fotot dhe ju bëftë mirë.
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *