
Vezë
Kek / Recetat e Mami Likës / Ëmbëlsira
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Vezë

Gjalp

Sheqer

Përbërës

Miell

Sodë buke

Përbërës

Uje

Sheqer
Ky është keku që mamat tona e kanë gatuar kur ne kemi qenë të vogla. Keku me kos e vezë, ka qënë ëmbëlsira më e zakonshme dhe më e shpeshtë e asaj kohe. Ama kur i shtoje dhe shërbet, ëmbëlsira kthehej në një pjatë të veçantë që nuk kishe mundësi ta shijoje dhe aq shpesh.
Më ka qëlluar kur kisha çunat në çerdhe e kopësht të kërkoja shijen e kekut që ne kemi ngrënë kur kemi qënë fëmijë. Nuk e kam gjetur më. Ky kek, të risjell atë shije dhe meqë jemi në dimër dhe në stinë festash i bëjmë një tolerim dhe shërbetit :)
Përbërësit
5 vezë fshati
100 gr gjalp
150 gr sheqer
200 ml kos
300 gr miell
1 lugë kafe e prerë me sodë buke
Lëkura e 2-3 portokalleve
Për shërbetin
600 ml ujë
800 gr sheqer
Përgatitja
Rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë gjalpin e shkrirë.
Shtojmë kosin, miellin, sodën dhe lëkurat e portokallit.
Ja dhe unë në sfond që fotografoj mamin :)
Shtrojmë masën në një tavë të lyer me gjalp. E pjekim në 180 gradë pëe 45 minuta, në mes të furrës, derisa keku të kullojë. E testojmë me një majë thike e cila duhet të dalë e pastër.
Meqë nuk i pëlqejmë ëmbëlsirat me shumë shërbet si familje, pregatisim shërbet aq sa duhet, jo të kullojë tepri kur ta hamë :). Vendosim ujin në tenxhere bashkë me sheqerin dhe e lëmë shërbetin të ziejë 15 minuta nga pika e vlimit.
Siç dihet kur përgatisim ëmbëlsira me shërbet ose keku ose shërbeti duhet të jetë i ftohur. Unë kisha kekun e ftohtë dhe i hodha shërbetin e ngrohtë, jo të nxehtë. Ju bëftë mirë.
Po kerkoja sot nje recete te veçante per nje embelsire, si e diel dhe ja ku me doli perpara keku i mami Likes. Ashtu eshte Bona, ky lloj keku ka qene tipik i femijerise sone. po e provoj dhe uroj te me dale siç duhet.
Koment i arkivuar nga blogu origjinal i BonBonTaste.
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *