BonBon / Kek / Krishtlindje / Mollë

Kek me mollë Bonbon

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS
Vezë

Vezë

2 kokrra vezë mesatare
Mollë

Mollë

3-4 mollë mesatare
Gjalp

Gjalp

80 gr gjalp
Krem i thartuar

Krem i thartuar

150 gr krem i thartuar
Sheqer kaf

Sheqer kaf

4-5 lugë gjelle sheqer kaf
Miell

Miell

250 gr miell
Kanellë

Kanellë

½ luge çaj kanellë pluhur ose erëza garam masala
Sodë buke

Sodë buke

1 lugë çaji pluhur pjekës

Nuk ka më aromë festive sesa molla e pjekur me aromë kanelle, ndaj kjo ëmbëlsirë duhet t’ju shoqëroj këtë muaj dhe gjatë gjithë dimrit. Ka më shumë mollë sesa brumë dhe këtu qëndron dhe magjia e kësaj ëmbëlsire. Aroma do ju rrijë në shtëpi derisa të mbarojë keku ❤🙏. Imagjinoni sikur jeni pranë zjarrit me një copë kek me mollë dhe çaj mali 🤗. Receta e kekut lindi aty për aty sepse kur ke në frigorifer krem të thartuar të mbetur (sourcream), duhet të bësh patjetër një kek. Kur zëvendësoni kosin me krem të thartuar nuk mund të gaboni kurrë në cilësinë e kekut, i cili piqet dhe kullon sic duhet edhe është shumë i shkrifët. Mollë unë përdora mollët që bleva në Korçë duket miksuar mollët jeshile me mollët e kuqe 🙏. Në vend të kanellës përdora erëza të përziera që quhen ndryshe (garam masala) që ka brenda kanellë, xhinxher, karafil, tumerik, koriandër etj), me pak fjalë aromë krishtlindjesh.

Përbërësit:

2 kokrra vezë mesatare

3-4 mollë mesatare

80 gr gjalp

150 gr krem i thartuar

4-5 lugë gjelle sheqer kaf

250 gr miell

½ luge çaj kanellë pluhur ose erëza garam masala

1 lugë çaji pluhur pjekës

Tresim gjalpin dhe në të shtojmë sheqerin. Trazojmë për 2 minuta pastaj hedhim vezët 1 nga 1. Më pas shtojmë kremin e thartuar, erëzat, miellin, baking powder dhe përziejmë derisa masa të bëhet kremoze. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe mbi të shtojmë brumin e kekut. Mollët i qërojmë dhe presim në feta. Fillojmë të shtrojmë mollët mbi brumë në formë rrethore si në foto. Pasi ti keni rreshtuar gjithë mollët, pluhurosi sipër me pak kanellë ose erëzat e përziera dhe pakëz sheqer kaf.

Piqeni në 180 gradë për 30 minuta derisa po të bëni provën me majën e thikës ajo të dalë e pastër nga brendësia e kekut.

Zbukuroni sipër me sheqer pluhur me aromë vanilje dhe ose servireni me një topth akullore sipër ose prisni sa të ftohet dhe të jetë shoqëruesi i kafes ose çajit tuaj. Ju bëftë mirë.

❤🙏🤗😋

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.