
Miell
Recetat e Mami Likës / Ëmbëlsira
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Miell

Vaj

Sheqer

Arra

Gjalp

Uje
Hallva është një ëmbëlsirë që e gatuajmë gjatë netëve të mira, siç i quajnë myslimanët dhe që mua më qëllon ta provojë sa herë që mikeshat e mia e gatuajnë. Unë nuk e bëj shpesh në shtëpi, por netëve të dimrit qëllon që kemi neps për aromat e mira që mbushet shtëpia gjatë gatimit të hallvës. Meqë mami Lika është në shtëpi, i bëmë një kërkesë për hallvë, ëmbëlsirë që ruan shijen për disa ditë.
Përbërësit
250 gr miell
80 gr vaj vegjetal
100 gr sheqer
Arra të grira
2 lugë gjalp
300 ml ujë të ftohtë
Përgatitja
Skuqim miellin në vaj, duke e trazuar pa ndërprerje derisa të marrë ngjyrë të artë.
Shtojmë sheqerin, gjalpin, trazojmë.
Shtojmë ujin dhe trazojmë menjëherë. Hedhim arrat dhe përziejmë për disa minuta derisa masa të piqet pak në tigan.
Hapim lugë lugë mbi një pjatancë. Ju bëftë mirë.
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *