
Përbërës
Luleshtrydhe / Ëmbëlsira
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Përbërës

Gjalp

Krem djathi

Ricotta

Vezë

Sheqer

Luleshtrydhe

Limon

Sheqer
Kjo është një recetë që kërkon “spring pan - tepsi me mbëerthim”, por më besoni çdo lloj ene kuzhine do t’ju bëj të lëpini gishtat në fund :).
Cheesecake, që ndodh të jetë dhe ëmbëlsira më e preferuar e djalit të vogël ka qënë receta e dytë ose e tretë e hedhur në blog, ndaj dhe ka “varfëri” në tekst dhe foto. Më takon ta pasuroj postimin mbi këtë ëmbëlsirë kaq të dashur për të gjithë. Cheesecake vjen në shumë forma (me pjekje ose jo), por kjo që unë ndaj me ju sot është receta tradicionale e familjes tonë dhe më besoni kur ta provoni do e bëni dhe ju ëmbëlsirën e familjes tuaj J.
Duke shpresuar në përmirësimin e fotove që ju kisha servirur 3 vite me parë, sot po shtoj disa foto nga cheesecake i gatuar këtë fundjave, i përgatitur në “spring pan” për një pamje më të denjë të kësaj ëmbëlsire delikate.
Përbërësit për bazën:
200gr biskota digestive, gjalpi apo integrale
70 gr gjalp
Përbërësit për kremin:
400 gr krem djathi (Philadelphia)
250 gr ricotta
3 veze
4-5 luge gjelle sheqer pluhur
Përbërësit për reçelin:
300 gr luleshtrydhe
1/2 kokër limon
2 lugë sheqer pluhur
Përgatitja:
Fillojmë me përgatitjen e reçelit. Presim luleshtrydhet ne copa, shtojme mbi to lëngun e një kokër limoni dhe 2-3 lugë sheqer. E vëm mbi zjarr të avashëm për 4-5 minuta, derisa fruta të jet zbutur.
Pêrgatisim bazën. Grijmë biskotat në mikser elektrik. Shtojmë gjalpin e shkrire. Përziejmë mirë dhe e shtrojmë mbi tavë si në foto. Më pas e fusim ne frigorifer për të pakten 30 minuta.
Përgatisim kremin duke perzier të gjithë përbërësit si më lart. Nxjerrim tavën me bazën nga frigoriferi dhe hedhim kremin që sapo kemi rrahur sipër saj. E pjekim në 180 gradë, në mes të furrës derisa kremi të ketë vën një cipë si në foto. E nxjerrim tavën nga furra dhe e lëm të vaket përpara se ti hedhim reçelin e ftohur tashmë.
Ju bëftë mirë!
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *