
Miell
Brumra / Byrek
Përbërësit
Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

Miell

Përbërës

Vaj

Kripë

Kripë

Djathë

Djathë

Vezë
Fundjavat sidomos ato me shi, për mua janë frymëzim për të gatuar receta të ndryshme dhe kalorike :). Kalamajtë e duan shtëpinë me shokët e tyre që të luajnë dhe mamaja gatuan për ti kënaqur. Më duket sikur kuzhina dhe shtëpia ime nuk pushon kurrë në fundjavë. Sipas traditës duhet të kishim grosh për ditën e hënë, por kishin mbetur aq shumë gjëra nga fundjava sa grosha do shtyhet për të martën :).
Të shtunën pasdite një komshi e imja që ka jetuar për shumë vite në Greqi, Denisa më rikujtoi një nga recetat greke “tiropitakia”, të cilën unë për herë të parë e kisha provuar nga duart e tezes time Arjeta, e cila jeton po ashtu në Greqi. Vështirësia e gatimit të byreçkave ishte vetëm të vendosje me çfarë do t’i mbushje dhe të vije në punë dhe çunat për ti realizuar format sa më shpejt :). Shija e garantuar për gjithë familjen. Të buta, të shijshme, të shkrifta këto byreçka do i provoj pak më shpesh gjatë dimrit.
Unë për mbushjen vendosa të përziej 3 lloje djathrash, pasi doja të siguroja një mbushje kremoze, jo si receta tradicionale djath i bardhë dhe vezë. Receta më poshtë:
Përbërësit:
500 gr miell që fryhet vet
1 filxhan çaji kos
1 filxhan çaji vaj vegjetal
Kripë
Për mbushjen
200 gr gjizë pa kripë
200 gr djath të bardhë
200 gr djath të butë pice
1 kokër vezë
Përgatitja
Zëm brumin dhe e lëm të vijë për 20 minuta. Brumi zihet si brum i zakonshëm byreku. Nëse brumi ju del pak i ngurtë shtoni kos derisa të arrini butësinë e duhur.
Përziejmë djathrat.
Me duar hapim forma rrethore mbështetur në tavolinën e punës dhe i hedhim një lugë nga mbushja me djath. Mbyllin në formë gjysëm hëne dhe i zbukurojmë me pirun :). I lyejme sipër format me të verdhën e vezës. Me këto përmasa dolën rreth 19 byreçka. Unë e vura tavën dy herë.
Pjekim në mes të furrës në 180 gradë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Ju bëftë mirë.
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!
Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *